Janë mbyllur ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it të Roland Garros në tenis, eventi më i madh i fushave me dhe.
Nuk zhgënjen numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner, që mundi 3-0 (67-0, 6-1, 6-2) Jiri Lehecka.
Një biletë për në raundin e katërt siguruan edhe Andrey Rublev, Jack Draper, Cameron Norrie e alexander Rublik.
Te femrat, tenistja amerikane Coco Gauff mundi 2-0 (6-1, 7-6) Maria Bozukova. Më tej avancojnë edhe ruset Mirra Andreeva e Daria Kasatkina si dhe amerikanet Jessica Pegula e Madison Keys.