Kualifikohet edhe Sabalenka

Tenis

Kualifikohet edhe Sabalenka

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 11:29
Sabalenka

Janë luajtur takimet e para çerekfinaliste të grand slam të Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar, që po zhvillohet në Londër.

Spanjolli Carlos Alcaraz, kampion në fuqi, avancon në gjysmëfinale pas fitores 3-0 (6-2, 6-3, 6-3) ndaj Cameron Norrie.

Përballë tij do të jetë amerikani Taylor Fritz, që në çerekfinalen tjetër mundi 3-1 Karen Khachanov (6-3, 6-4, 1-6, 7-6).

Edhe te femrat nuk ka surpriza. Numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, avancon më tej pas fitores 2-1 me përmbysje ndaj Laura Siegemund (4-6, 6-2, 6-4).

Në gjysmëfinale shkon edhe Amanda Anisimova, që mundi 2-0 (6-1, 7-6) Anastasia Pavlyuchenkova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat