Janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste në grand slam të Wimbledon, me një përballje gjigandësh në raundin tjetër.
Kështu, numri 1 në botë Jannik Sinner do të duelojë ndaj Novak Gjokoviq..
Në çerekfinale, italiani mundi 2-0 (7-6, 6-4, 6-4) Ben Shelton, duke arritur të kalojë vështirësitë e një raundi më parë, ku pati problem me bërrylin.
Ndeshjet gjysmëfinale për meshkuj do të luhen ditën e premte.
Te femrat, tenistja polake Iga Swiatek avancon në gjysmëfinale pas fitores 2-0 (6-2, 7-5) ndaj Liudmila Samsonova. Përballë saj në gjysmëfinale do të jetë zvicerania Belinda Bencic, që mundi 2-0 Mirra Andreeva (7-6, 7-6).