Mediat britanike godet Gjokoviqin, media serbe çartet 

Tenis

Mediat britanike godet Gjokoviqin, media serbe çartet 

Nga: K.G. Më: 12 korrik 2025 Në ora: 15:28
Gjokoviq e Sinner

Gazeta britanike "Daily Express" ka kritikuar përsëri Novak Gjokoviqin, këtë herë me një artikull: "Taktika të urryera" për të mposhtur Janik Sinerin në të kaluarën.

Kjo i ka çartur disa media serbe sidomos “Expresso” duke shkruar: “Disa media - jo çuditërisht nga Britania  shfrytëzuan humbjen e tij për një sulm tjetër. 

"Daily Express" sugjeroi në artikullin e saj të titulluar "Novak Gjokoviq përdori taktika të urryera për të mposhtur Janik Sinerin derisa ATP ndryshoi rregullat" se serbi i ka përdorur rregullat në avantazhin e tij për vite me radhë dhe se disa nga këto "hile" tani janë të paaftësuara nga rregulloret e reja të ATP-së”.

”Daily Express” ka shkruar se “Gjokoviq i përdori me mjeshtëri pushimet për në tualet kur lojtarëve u lejohej ta bënin këtë.

Tani ATP ka kufizuar numrin e pushimeve që një lojtar mund të ketë gjatë një ndeshjeje, si dhe kohëzgjatjen e tyre dhe kur mund të merren. Lojtarëve tani u lejohen tre minuta pushime për në tualet për ndeshje dhe lejohen t'i përdorin ato vetëm në fund të një seti”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat