Ka vijuar sot në Nju Jork grand slam i US Open me ndeshjet e radhës së raundit të parë.
Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë, mundi 3-0 (6-4, 7-5, 6-4) R.Opelka të Amerikës. Në raundin e dytë shkon edhe danezi Holger Rune.
Fitore edhe për norvegjezin Casper Ruud, rusin Karen Khachanov, amerikanin Francis Tiafoe dhe britanikët Jack Draper e Cameron Norrie, që avancojnë më tej.
Te femrat, surprizë eliminimi i tenisteve amerikane Madison Keys (numri 6 në botë) dhe legjenda Venus Williams, që vinte me ftesë. Po ashtu, janë eliminuar edhe disa emra të njohur si Elina Svitolina e Ukrainës dhe çekja Petra Kvitova.