Fitojnë Alcaraz e Sabalenka

Tenis

Fitojnë Alcaraz e Sabalenka

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 11:15
Alcaraz

Ka nisur sot në Nju Jork raundi i dytë i grand slam të US Open në tenis.

Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botëm, fitoi 3-0 (6-1, 6-0, 6-3) ndaj italianit M.Belluci.

Një biletë për më tej sigurojnë tenistët amerikanë Taylor Fritz, Francis Tiafoe dhe Ben Shelton.

Te femrat, numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 (7-6, 6-2) ndaj ruses P.Kudermetova. Më tej avancon edhe Jessica Pegula e Amerikës, britanikja Emma Raducanu dhe italiania Jasmine Paolini.

Në raundin e tretë kualifikohen edhe Emma Navarro e Amerikës, Mirra Andreeva e Rusisë, bjellorusja tjetër Victoria Azarenka dhe kazakja Elena Rybakina, tenistë këto që ndodhen në “top-15”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat