Tenisti spanjoll Karlos Alkaraz vazhdon të sh këlqejë në arenën ndërkombëtare.
Në finalen e djeshme të turneut ATP 500 në Tokio, ai mposhti amerikanin Tejlor Fritz me dy sete, në shifrat 6-4, 6-4, duke e çuar në tetë numrin e titujve të fituar këtë sezon, viti më i mirë i karrierës së tij deri më tani.
Me këtë sukses, Alkaraz i bashkohet emrave të mëdhenj të tenisit spanjoll si Manolo Orantes (1977), David Ferrer (2007) dhe Rafael Nadal (2010), që gjithashtu kanë fituar këtë turne.
Suksesi në Tokio ishte fitorja e 24-të në karrierën profesioniste për Alkarazin, prej të cilëve nëntë janë fituar në fusha të fortë (hard court).
Pavarësisht një dëmtimi në kyçin e këmbës së majtë në raundin e parë ndaj Sebastian Baez, spanjolli u rikthye fuqishëm dhe tregoi formën e tij më të mirë.