Pasi fitoi në eventin miqësor të një jave më parë në Korenë e Jugut, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz përgatitet për grand slam të Australian Open, që nis të hënën.
Ky është i vetmi turne i madh që numri 1 në botë nuk e ka fituar në karrierën e tij, grand slam ku nuk ka shkuar më shumë se çerekfinalja.
Duke folur për pritshmëritë në turneun që zhvillohet në Melburn dhe punën që ka kryer me stafin e tij, Alcaraz tha: “Ekipi im është praktikisht i njëjtë me vitin e kaluar. Unë dhe Juan Carlos e kemi marrë këtë vendim
. Kam besim të plotë në ekipin që kam përreth meje tani. Stërvitja ka shkuar shkëlqyeshëm. Ndihem shumë mirë dhe mezi pres të filloj këtë turne”.
Ai nuk e mohon qëllimin e tij ambicioz, fitimin e Australian Open: “Mendoj se ky është qëllimi im kryesor për këtë vit. Është grand slam i vetëm që nuk e kam fituar, ndaj suksesi këtu në Melburn është qëllimi im më i madh i këtij sezoni. Do të jetë shumë interesante të shoh rezultatet e përgatitjes sime”.
“Mendoj se kam bërë një punë të mirë dhe jam në formë të mirë. Jam i uritur, mezi pres ta fitoj këtë titull, mezi pres të arrij një rezultat të shkëlqyer këtu.
Sinner ka fituar këtu dy edicionet e fundit dhe e di që është e vështirë ta mposht. Nëse ia dal mbanë do të bëj një tatuazh, një kangur.
Ndoshta do ta vendos në pulpën time”, tha Alcaraz.