Sinner kualifikohet pa probleme

Tenis

Sinner kualifikohet pa probleme

Më: 20 janar 2026 Në ora: 15:51
Jannik Sinner

Janë mbyllur sot ndeshjet e raundit të parë të grand slam-it të Australian Open.

Kampioni në fuqi, italiani Jannik Sinner, u kualifikua më tej pas tërheqjes së rivalit Hugo Gaston pas përfundimit të setit të dytë (6-2, 6-1 dy të parat për italianin).

Në raundin e dytë avancon edhe amerikani Ben Shelton, italiani tjetër Lorenzo Musetti, polaku Hubert Hurkacz, amerikani Taylor Fritz e rusi Karen Khachanov. Surprizë eliminimi nga gara i bullgarit Grigor Dimitrov.

Te femrat, një biletë për më tej siguron tenistja kazake Elena Rybakina, që eliminoi Kaja Juvan (2-0, setet 6-4, 6-3). Më tej shkon edhe tenistja zvicerane Belinda Bencic, letonezja Jelena Ostapenko, amerikania Madison Keys dhe ajo çeke Karolina Pliskova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat