Bota e befasuar, sportistja nuk i shtrëngon dorën sportistes

Tenis

Bota e befasuar, sportistja nuk i shtrëngon dorën sportistes

Më: 29 janar 2026 Në ora: 15:46
Pamje

Tenistja Aryna Sabalenka siguroi ditën e sotme finalen e saj të katërt në “Australian Open” pasi dominoi gjysmëfinalen me tenisten ukrainase, Elina Svitolina, me shifrat 6-2, 6-3.

Pas pikës decizive numri një i botës habiti të pranishmit në “Rod Laver Arena” me sjelljen e saj.

Tenistja bjelloruse ngrito duart lart dhe më pas shkoi të takonte arbitren e ndeshjes dhe më pas u rikthyer në fushë duke “injoruar” rivalen e saj nga Ukraina.   

Një episod të tillë e kishin paralajmëruar edhe organizatorët e eventit, të cilët bënë lajmërimin e pazakontë:

“Në fund të ndeshjes nuk do të ketë shtrëngim duarsh.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, ju ftojmë që të respektoni të dyja sportistet në fushë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat