Elena Rybakina është “mbretëresha” e Australian Open

Tenis

Elena Rybakina është “mbretëresha” e Australian Open

Më: 31 janar 2026 Në ora: 12:29
Elena Rybakina

Tensitja kazake Elena Rybakina, numri 5 në botë, është shpallur sot fituese e grand slam-it të Australian Open.

Në finalen e luajtur në Melburn, ajo mundi 2-1 (6-4, 4-6, 6-4) bjellorusen Aryna Sabelanka (numri 1).

Një finale mjaft e bukur, që zgjati 2 orë e 20 minuta. Rybakina u hakmorr për humbjen e tri viteve më parë, duke triumfuar për herë të parë në karrierë në Australian Open.

Për të ky është grand slam i dytë në karrierë (ka fituar edhe Wimbledon në vitin 2022).

Një turne i shkëlqyer për tenisten kazake, që eliminoi mjaft emra të njohur (Swiatek e Pegula).

Për Rybakina kjo është finalja e katërt e humbur në një grand slam, ndërkohë që ka fituar po katër turne të tillë (2 herë Australian Open e 2 herë US Open).

Një ndeshje e hapur dhe me rivalitet në të trija setet, ku të dyja tenistet dueluan fort për fitoren. Rybakina arriti të rikuperojë edhe një disavantazh në setin e tretë dhe e meritoi fitoren. Zhgënjim për Sabalenka, që ishte favorite, por zhgënjeu në finale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat