Carlos Alcaraz konfirmoi edhe një herë pse konsiderohet tenisti më i mirë në botë, duke triumfuar në Australian Open pas një finaleje spektakolare ndaj Novak Gjokoviqit.
Spanjolli përmbysi disavantazhin dhe fitoi me rezultat 3:1 (në sete 2:6, 6:2, 6:3, 7:5), pas më shumë se tre orësh lojë në “Rod Laver Arena” në Melbourn.
Finalja nisi me ritëm të lartë dhe siguri maksimale në shërbim nga të dy tenistët.
Me këtë triumf, Alcaraz hyri në histori duke u bërë lojtari më i ri që kompleton “Grand Slam”, duke fituar të katër turnetë e mëdhenj të tenisit.
Në të njëjtën kohë, ai i shoi ëndrrën Novak Gjokoviq për të fituar Grand Slam-in e 25-të, që do ta bënte tenistin më të dekoruar në histori.