Sinner kualifikohet në gjysmëfinale dhe vendos një rekord të ri

Tenis

Sinner kualifikohet në gjysmëfinale dhe vendos një rekord të ri

Më: 14 maj 2026 Në ora: 15:59
Jannik Sinner

Sinner kualifikohet në gjysmëfinale dhe vendos një rekord të ri!

Jannik Sinnerit iu desh pak më shumë se një orë e gjysmë për të konfirmuar kualifikimin e tij në gjysmëfinalet e “Italian Open” dhe për të hyrë në librat e historisë së tenisit.

Italiani kompletoi serinë më të gjatë të fitoreve në historinë e Masters 1000: 32 fitore radhazi, me perspektivën për të arritur 34 nëse fiton turneun.

Gjysmëfinalja e tij e pestë në Masters 1000, në një vit triumfues që e ka rikthyer atë në krye të renditjes botërore, erdhi me një fitore 6-2, 6-4 ndaj Andrey Rublev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat