Sabalanka mposht Osakan

Tenis

Sabalanka mposht Osakan

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 11:16
Sabalanka

Janë përcaktuar çerekfinalistët e grand slam të Roland Garros.

Pas eliminimit të Sinner, tri tenistë italianë kanë avancuar më tej.

Flavio Cobolli fitoi 3-1 ndaj Zachary Svajda, ndërsa Matteo Berrettini mundi 3-0 Juan Manuel Cerundolo. “Azzurri” i tretë që avancon është Matteo Arnaldi, që mposhti 3-2 Frances Tiafoe.

Kualifikohet edhe kanadezi Felix Auger Aliassime, që mundi 3-0 Alejandro Tabilo.

Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, mundi 2-0 japonezen Naomi Osaka (7-5, 6-3).

Një biletë për në çerekfinale siguruan edhe Anna Kalinskaya (mundi 2-1 Anastasia Potapova), Maja Chwalinska (mundi 2-0 Diane Parry) dhe Diana Schnaider (mundi 2-1 Madison Keys).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat