Rafael Nadal rikthehet

Tenis

Rafael Nadal rikthehet

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 19:18
Rafael Nadal

Njëri prej tenistëve më të mirë të të gjitha kohërave, spanjolli Rafael Nadal (40), do të rikthehet në fushat e tenisit për të shënuar 10-vjetorin e akademisë së tij të tenisit.

Nadal u tërhoq nga tenisi profesionist në nëntor të vitit 2024, ndërsa në nëntor të këtij viti do të zhvillojë disa ndeshje ekzibicionale për të shënuar dhjetëvjetorin e akademisë së tij të tenisit.

Rafa Nadal Academy njoftoi se ish-ylli spanjoll, i cili gjatë karrierës së tij ka fituar 92 turne ATP, prej tyre 22 tituj Grand Slam, do të luajë një seri ndeshjesh kundër emrave më të mëdhenj të këtij sporti.

Ndeshjet do të zhvillohen në akademinë e tij në Manacor, qytetin e lindjes së Nadalit, në ishullin spanjoll Mallorca. Emrat e kundërshtarëve të tij do të bëhen të ditur gjatë ditëve në vijim.

Kampusi në Manacor:

23 fusha tenisi me sipërfaqe të fortë – 19 të jashtme dhe 4 të brendshme;
20 fusha me dhe – 13 të jashtme dhe 7 gjysmë të mbyllura;
12 fusha për padel – 6 të jashtme dhe 6 të brendshme;
2 fusha për squash;
1 fushë futbolli;

2 pishina – një e jashtme dhe një e brendshme.
Në kuadër të akademisë ndodhen gjithashtu një qendër për mjekësi sportive dhe një shkollë ndërkombëtare për fëmijë nga mosha 10 deri në 18 vjeç.
Pra, bëhet fjalë për një rikthim vetëm në ndeshje ekzibicionale, jo për rikthim në karrierën profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat