“Laver Cup” në Londër

Tenis

“Laver Cup” në Londër

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 11:29
Tenistët

Më datat 25-27 shtator, në “O2 Arena” të Londrës do të zhvillohet eventi ndërkombëtar i tenisit “Laver Cup”, në nder të një prej ikonave të këtij sporti, Rod Laver.

Një turne që është krijuar nga një tjetër legjëndë si Roger Federer dhe që është në edicionin e tij të 9-të. Deri më tani, Europa udhëheq 5-3 ndaj pjesës tjetër të botës.

Si gjithnjë, përballë njëra-tjetrës janë ekipet e tenistëve nga Europa dhe atyre nga pjesa tjetër e botës.

Këtë vit, ekipi i Europës ka si trajner francezin Yannick Noah, ndxërsa pjesa tjetër e botës amerikanin Andre Agassi.

Në ekipin e Europës bëjnë pjesë Alexander Zverev, Carlos Alcaraz, Flavio Cobolli, Rafael Jodar, jakub Mensik dhe Casper Ruud.

Në ekipin e pjesës tjetër të botës janë tenistët Alex de Minaur, Taylor Fritz, Learner Tien, Brandon Nakashima, Alexander Bublik dhe Francisco Cerundolo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat