Driton Kuka: Majlinda, Nora, Distria, Loriana e deri diku edhe Akili kanë ngritur standarde të larta

Xhudo

Driton Kuka: Majlinda, Nora, Distria, Loriana e deri diku edhe Akili kanë ngritur standarde të larta

Nga: K.G. Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 17:20
Driton Kuka: Majlinda, Nora, Distria, Loriana e deri diku edhe Akili kanë ngritur standarde të larta

Selektori i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka një mesazh të fuqishëm. 

“Për një fundjavë të mirë .... Po flas edhe unë diçka!

Majlinda dhe gjenerata e saj pas përfundimit të luftës me pasion e këmbëngulësi  punuan me respekt e urtësi mësuan dhe sot kemi arritur që prej Kosovës së vogël të kemi krejt medaljet e arta që mund të fitohen në sport!

Punë e atdhedashuri mbi të gjitha por ...

Gjeneratat e reja përfshi këtu edhe garues të ekipit tim më shumë kohë e përkushtim tani kalojnë  në rrjete sociale se sa duke punuar për të vazhduar me rezultate!

Majlinda, Nora, Distria, Loriana e deri diku edhe Akili kanë ngrit standarde të larta për gjeneratat që po vijnë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat