Kuka: Mrekullitë e Disit, rikthimi titanik i Majlindës, shkëlqimet e Norës, Lorianës e Akilit...

Xhudo

Kuka: Mrekullitë e Disit, rikthimi titanik i Majlindës, shkëlqimet e Norës, Lorianës e Akilit...

Nga: K.G. Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:15
Kuka: Mrekullitë  e Disit, rikthimi titanik i Majlindës, shkëlqimet e Norës, Lorianës e Akilit...

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, komplimenton garueset e tija për rezultatet, 4 medalje, një e artë dhe tri të bronzta. Distria Krasniqi (-48 kg) fitoi të artën dhe të bronztën Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) e Loriana Kuka (-78 kg).

“Dita e fundit para nisjes për atdhe.

Mrekullitë  e Disit, rikthimi titanik i Majlindës, shkëlqimet e Norës, Lorianës e Akilit...

Aq shumë kam në kokën time për të folur  për garën World Judo Masters për nivelin e garës dhe medaljet e fituara e ku në plasmanin e përgjithshëm me 4 medalje e një plasman si shtet jemi edhe para Superfuqive si Rusia e Brazili që morën pjesë me ekipe me më se 30 garues!

Garuesit më të mirë që i kanë!”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat