Nora Gjakova e fuqishme, shkatërron rivalen dhe fiton medaljen e artë në Tbilisi

Xhudo

Nora Gjakova e fuqishme, shkatërron rivalen dhe fiton medaljen e artë në Tbilisi

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:02
Gjakova

(E plotësuar):  Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg), ka fituar medaljen e artë në garën Grand Slam, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Ajo në finale ishte shumë më e mirë se Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia, duke e mposhtur me wazarri.  

Nora luftoi në çdo aspekt, duke arritur fitore të madhe dhe u stolis me medalje të artë,  një medalje  e madhe për shtetin e Kosovës.

Nora Gjakova në finalen e madhe!

Nora e mposhti edhe sllovenen Kaja Kajzer dhe në finale ndeshet me Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia. Nora luftoi me mish e më shpirt dhe pas vazhdimeve e mundi rivalen.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (-57 kg), tregon luftë të madhe dhe e shkatërron serbe Marica Perishiq. 
Nora fiton me ippon ndaj serbe. 

Trimëresha jonë zotëroi duelin dhe e detyroi serbe që të dorëzohet para kohe. 

Nora tani do të takohet me Kaja Kajzer nga Sllovenia dhe synon finalen e madhe në Grand Slam që po mbahen në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Nora është në gjysmëfinalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat