Gjakova luftoi deri në pikën e fundit, i pafat dhe mbetet pa medalje

Xhudo

Gjakova luftoi deri në pikën e fundit, i pafat dhe mbetet pa medalje

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:46
Gjakova luftoi deri në pikën e fundit, i pafat dhe mbetet pa medalje

(E plotësuar) -Xhudisti i Kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova, në kategorinë -73, tregoi luftë të madhe në përballje me gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvili, por mbetet pa medalje.

Pas një lufte të madhe, fitues nuk pati në kohën e rregull dhe dueli shkoi në vazhdime apo në pikën e artë. Gjakova i pafat dhe mposhtet nga rivali.

Mos të harrojmë faktin, se Gjakova u dëmtua në gjysmëfinale nga gjyqtari dhe iu mohua kualifikimi në finale.    

Akil Gjakova përkundër luftës së madhe nuk ia doli që të kualikohet në finale, por mbetet që në repesazh të luftojë për medalje të bronztë. Ai hunbi në gjysmëfinale nga Tsogbaatar Tsend-Ochir i Mongolisë.

Xhudisti i Kombëtares së Kosovës (-73 kg), Akil Gjakova, është në formën më të mirë, kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slam, që po mbahet në Zbilisi të Gjeorgjisë. 

Ai në rrethin e parë e mposhti Keisei Nakano të Philipines. 

Pastaj Marko Gusiqin e Malit të Zi. 

Në çerekfinale tregoi luftë të madhe dhe e hoqi qafesh Ferdinand Karapetian nga Armenia dhe tani në gjysmëfinale do të ndeshet me Tsogbaatar Tsend-Ochir nga Mongolia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat