Driton Kuka tregon një detaj interesant për ministrin e mbrojtjes së Kosovës

Xhudo

Driton Kuka tregon një detaj interesant për ministrin e mbrojtjes së Kosovës

Nga: K.G. Më: 1 prill 2021 Në ora: 19:14
Driton Kuka tregon një detaj interesant për ministrin e mbrojtjes së Kosovës

Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës në xhudo, ka bërë të ditur, se sot vizituan Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

“Federata e xhudos vizitë te Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj!

Përndryshe Ministri Mehaj ka stërvit xhudo dhe për ma shumë baba i tij Kadriu ka qenë edhe trajner i xhudos në të kaluarën në qytetin e Pejës!

Biseda jonë ishte në kërkim të bashkëpunimit për futjen e xhudos si pjesë të stërvitjeve Elitare të ushtarëve si dhe një

Memorandum mirëkuptimi për punësimin e xhudistëve me rezultate Elitare në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në takim ishte Kryetari i federatës si dhe Ekip ynë Elitar!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat