Ministri Hajrulla Çeku viziton xhudistët e Kosovës

Xhudo

Ministri Hajrulla Çeku viziton xhudistët e Kosovës

Më: 12 prill 2021 Në ora: 12:24
Hajrulla Çeku ka qenë për vizitë tek xhudistët e Kosovës

Ministi i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka qenë për vizitë tek xhudistët e Kosovës.

Çeku ishte i shoqëruar nga Zv.Ministrja, Daulina Osmani gjatë vizitës së tij tek xhudistët.

Trajneri Driton Kuka ka bërë të ditur lajmin për vizitën e Çekut dhe Osmanit përmes llogarisë së tij sociale, Facebook.

Kuka u shpreh i befasuar me vizitën ku tregoi se me Ministrin Çeku, ata biseduan për aktivitetet e ardhshme dhe rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat