Distria Krasniqi, e pabesueshme si e turpëron rusen, kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian

Xhudo

Distria Krasniqi, e pabesueshme si e turpëron rusen, kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian

Nga: K.G. Më: 16 prill 2021 Në ora: 12:46
Distria Krasniqi, e pabesueshme si e turpëron rusen, kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian

(E plotësuar) - Sa e fuqishme është Kosova në botën sportive të xhudos.  

Reprezentusja jonë, Distria Krasniqi (-48 kg), e deklason rusen, duke e mundur me ippon.  E turpëron keq rusen dhe kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. 

Kosova siguron medaljen evropiane, vetëm është çështje kohe e artë apo e argjendtë!  Distria dominoi luftën me mjeshtri, duke mos i dhënë as një hapësirë ruses, që përjetoi debakël.

Distria Krasniqi (-48 kg) kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Krenaria jonë e mposhti garuesen nga Izraeli, Shira Rishony. 

Distria synon finalen e madhe në Lisbonë. Ajo fitoi luftën për 2 minuta e 8 sekonda. 

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (-48 kg) është në formë dhe si dëshmi është fitorja në duelin e parë ndaj italianes, Francesca Giorda.  

Krasniqi dominoi luftën dhe e dha leksion italianes. 

Krasniqi kualifikohet në rrethin e tretë të Kampionatit Evropian, duke synuar të futet në zonën e medaljeve.

59 sekonda para përfundimit të duelit, Krasniqi fitoi me ippon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat