Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Distria e artë, s’ka si të jetë ndryshe!

Xhudo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani: Distria e artë, s’ka si të jetë ndryshe!

Më: 16 prill 2021 Në ora: 19:47
Presidentja e Kosovës: Distria e artë, s’ka si të jetë ndryshe!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi (- 48 kg) për medaljen e artë në Kampionatin Evropian.

"Distria e artë!

Sot, Distria Krasniqi, u shpall kampione e Evropës për herë të parë.

Xhudistet tona të arta - të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë. S’ka si të jetë ndryshe! Këto arritje të tyre janë reflektim i pastër i punës së palodhshme, angazhimit në një mision me qëllim të qartë, e konsistencë në këtë drejtim.

Ditën e parë të punës si Presidente e fillova pikërisht me Distrian dhe xhudistet tona fantastike. Atë ditë e kuptova edhe njëherë që secila nga këto vajza janë shkëndija në vete e që s’do të ndalen së shndrituri asnjëherë.

Faleminderit për nderin që po na e bëni të gjithëve, për nderin që po i bëni Republikës sonë.

Vetëm përpara e gjithnjë më fitore të reja!", ka shkruar presidentja Osmani në profilin e saj në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat