Tabaku për Norën: Heroinë e gjallë e kombëtares së Kosovës 

Xhudo

Tabaku për Norën: Heroinë e gjallë e kombëtares së Kosovës 

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:26
Tabaku për Norën: Heroinë e gjallë e kombëtares së Kosovës 

Trajneri i xhudos, Fatos Tabaku, thur elozhe për Nora Gjakovën, e cila sot fitoi medaljen e bronztë në kategorinë – 57 kg në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Nora në repesazh e mposhti bindshëm serben Maria Perishiq.

“Nora Gjakova e treta e botës, legjendë dhe heroinë e gjallë kombëtares.

Medaliste e shumëfishtë Evropiane e kampione evropiane, fituese e shumë Grand Slame-ve, Grand Prix-eve, Mastereve, kampione Ballkanike, Kampione e Kosovës, vetëm edhe medalja Olimpike i mungon të cilën shpresojmë që do ta fiton sivjet në Tokyo!”, ka shkruar Tabaku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat