MKRS uron Nora Gjakovën për medaljen e bronztë të fituar në Kampionatin Botëror të Xhudos

Xhudo

MKRS uron Nora Gjakovën për medaljen e bronztë të fituar në Kampionatin Botëror të Xhudos

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:34
Nora Gjakova

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për triumfin në Kampionatin Botëror të Xhudos ku e fitoi medaljen e bronztë e i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në luftën vendimtare për medaljen e bronztë Gjakova u ballafaqua me xhudisten nga Serbia Marica Perisic të cilën e mposhti me stilin Waza-ari, përcjellë KosovaPress.

“Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos Nora Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest. Gjakova në luftë e mposhti me Waza-ari xhudisten serbe, Marica Perisic. Lufta ishte e pakompromis dhe Gjakova e filloi furishëm duke e kërkuar me çdo kusht triumfin ndaj xhudistes serbe.”, thuhet në urimin e MKRS-së

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat