Selektor i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, si gjithmonë është krenar me xhudistet dhe xhudistët e tij, për sukseset që po arrijnë në garat e nivelit më të lartë.
“Medalja numër 6 për xhudon dhe shtetin e Kosovës nga Kampionatet Botërore për të rritur!
Majlinda Kelmendi x 3 – dy të arta dhe një të bronztrë.
Distria Krasniqi – e bronztë.
Loriana Kuka – e bronztë.
Nora Gjakova – e bronztë.
Sporti më i trofeshëm në historinë e sportit shqiptar!
Mirënjohës përkrahësve të ekipit tonë”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.