Xhudistja shqiptare izolohet në Tokio para Lojërave Olimpike, ja arsyeja!

Xhudo

Xhudistja shqiptare izolohet në Tokio para Lojërave Olimpike, ja arsyeja!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:37
Shqiptarja izolohet në Tokio para Lojërave Olimpike, ja arsyeja!

Olimpistja shqiptare nga Maqedonia e Veriut, xhudistja Arbëresha Rexhepi, për shkak të kontaktit të ngushtë që ka pasur me një të infektuar (pozitiv) nga Covid – 19, është në izolim të pjesshëm dhe ajo nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore në Tokio, sipas Komitetit Olimpik të Maqedonisë, shkruan media maqedone “Sportmedia”..

“Me këtë, Arbëresha Rexhepi, për shkak të rregullave të IOC, nuk do të mbajë flamurin maqedonas në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike – ‘Tokyo 2020’.

Sidoqoftë, ajo po shkon në stërvitje me transport të veçantë të siguruar nga IOC dhe sigurisht do të ketë të drejtën të marrë pjesë në Turneun Olimpik të xhudos në Lojërat Olimpike.

Ndryshe, Rexhepi do të luftojë kundër Jules Chelsea nga Britania e Madhe në raundin e parë të turneut olimpik të xhudos”, njofton me tej media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat