Media e njohur kroate, me fjalë të mëdha për Distria Krasniqin

Xhudo

Media e njohur kroate, me fjalë të mëdha për Distria Krasniqin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2021 Në ora: 23:04
Media e njohur kroate, me fjalë të mëdha për Distria Krasniqin

Media kroate “24 sata” me fjalë të mëdha për xhudisten e Kosovës, Distria Krasniqi! 

“Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, fitoi titullin e kampionit olimpik në kategorinë -48 kg.

Kampionja aktuale evropian Krasniqi arriti të artën duke mundur në finale me një "wazzari" përfaqësuesen vendoore Funa Tonaki, kampione bote në vitin 2017 dhe nënkampione e botës në vitin 2018 dhe 2019.

Për Kosovën, kjo është medalja e dytë olimpike në histori dhe e dyta e artë.

Pesë vjet më parë, fitoi Majlinda Kelmendi në xhudo në kategorinë -52 kg.

Me triumfin ndaj Tonakit Krasniqi, u bë medalistja e parë evropiane e medaljes së artë në Lojërat e Tokios”, ka shkruar “24 sata".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat