Presidentja e Kosovës: Nora Gjakova i solli Kosovës dritë, në këtë die zie

Xhudo

Presidentja e Kosovës: Nora Gjakova i solli Kosovës dritë, në këtë die zie

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 12:57
Presidentja e Kosovës: Nora Gjakova i solli Kosovës dritë, në këtë die zie

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike.

Përmes një shkrimi në Facebook, Vjosa Osmani presidentja e vendit ka shkruar, se Nora Gjakova i ka sjellë dritë Kosovës, në këtë ditë zie.

“Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.

Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi”, ka shkruar Osmani.

“Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit! ”, tha presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat