Cena: Kosova ka mbas vetë tri medalje të arta Olimpike e ky është vetëm fillimi 

Xhudo

Cena: Kosova ka mbas vetë tri medalje të arta Olimpike e ky është vetëm fillimi 

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2021 Në ora: 12:18
Cena: Kosova ka mbas vetë tri medalje të arta Olimpike e ky është vetëm fillimi 

Trajneri i klubit të xhudos “Polici” nga Prishtina, Anton Cena,  tha se është krenar me sukseset e Driton Kukajt me garuesit e tij. 
Cena tha se ky është vetëm fillimi, se do të ketë edhe shumë e shumë medalje tjera.

“Rezultatet në jetë arrihen me punë, mund, flijim, andaj edhe këto rezultate që i ka arritur Federata e Xhudos së Kosovës në arenën ndërkombëtare janë për çdo lëvdatë.

Edhe pse Kosova është një shtet më me pak se dy milion banorë në Olimpiadën e Tokios u radhitem në vendin e dytë fal Trajnerit me nam në botë Driton Kukës. 

Puna dhe mundi që bëri këto vite jo që na bëri krenar si shtetin më të ri në botë  po na lartësoj edhe si Komb. 

Këtë e bëri me vajzat e arta dhe Akilin si me të fortin në Evropë dhe më gjerë. 

Tani Kosova ka mbas vetë tri medalje të arta Olimpike e ky është vetëm fillimi i këtij rrugëtimi që nuk do të ketë të ndalur edhe shumë e shumë vite se orteku të cilin e ka lëshuar trajneri Driton Kuka gjatë rrugëtimit do i mbledhë edhe shumë medalje deri në përfundim të karrierës së ti. 

Ama kjo nuk do përfundon duke marrë parasysh që mbas po e le një batalion medalistesh si Olimpistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakovën, Distria Krasniqi dhe kampionin e Evropës Akil Gjakoven si dhe fituesit e medaljeve  botërore si Loriana Kuken dhe Laura Fazliun. 

Ndërsa Kryetari i Shteti Shqiptar Ilir Meta i dekoroj këta kolos me medaljen ‘Nderi i Kombit’ medalje e ndarë me plotë meritë duke marrë parasysh lartësimin e Kombit në botë.

Unë nga zemra uroj që këto rezultate të 100 - fishohen në vitet në vazhdim.

Krenar me ju deri në frymën e fundit!”, ka shkruar Cena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat