Përurohet Qendra Nacionale në Pejë! Presidentja Vjosa Osmani: Historia gjithmonë do të flas për ju

Xhudo

Përurohet Qendra Nacionale në Pejë! Presidentja Vjosa Osmani: Historia gjithmonë do të flas për ju

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:48
Përurohet Qendra Nacionale në Pejë! Presidentja Vjosa Osmani: Historia gjithmonë do të flas për ju

Është përuruar Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë.

Në përurim, i cili filloi prej orës 11:00 pjesëmarrës ishin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizes, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të Federatës së Xhudos së Kosovës.

Presidentja, Osmani ka deklaruar se historia do të flasë për vendin, pasi të “artat” e kanë bërë një gjë të tillë”

“Historia gjithmonë do të flas për ju. Së pari Majlinda e më pas Distria dhe Nora.

Jeni ju që na bëni të mburremi me sukseset tuaja. Fillimet e juaja sigurisht që nuk kanë qenë të lehta. Puna dhe stërvitja e madhe dhe përkushtimi që keni pasur ka sjell suksesin e madh. Ju e zbardhët fytyrën e një kombi tërë”, është shprehur Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat