Erza Muminoviq, medaliste e bronztë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në xhudo

Xhudo

Erza Muminoviq, medaliste e bronztë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në xhudo

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 17:38
Erza Muminoviq

Xhudistja Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Juniorëve në xhudo, që është duke u zhvilluar në Olbia të Italisë.

Në përballjen për medaljen e bronztë, Erza mposhti xhudisten spanjolle Ariana Toro Soler, ndeshje kjo në kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell KosovaPress.

Në rrugëtimin e saj drejt medaljes së bronztë, Erza në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse më pas regjistroi katër fitore radhazi.

Humbjen e vetme xhudistja kosovare e regjistroi kundër italianes Giulia Carna në fazën e gjysmëfinales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat