Agron Kuka për Erzën: Xhudoja e Kosovës po e forcon bazën e gjeneratës së re të kampionëve!

Xhudo

Agron Kuka për Erzën: Xhudoja e Kosovës po e forcon bazën e gjeneratës së re të kampionëve!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2021 Në ora: 18:24
Agron Kuka për Erzën: Xhudoja e Kosovës po e forcon bazën e gjeneratës së re të kampionëve!

Xhudistja e talentuar Erza Muminoviq, sot shkëlqeu duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror U-21. 
Erza tregoi mjeshtrit e saja në kategorinë – 52 kg, duke arritur sukses të madh.

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha për Erzën, se kemi të bëjmë me një potencial elitar.

“Suksesi i ekipit të xhudos kosovare kësaj radhe i ardhur nga Erza, e cila sapo u stolisë me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Olbia të Italisë, është sukses i jashtëzakonshëm i Erzës duke e ditë që ajo u stolisë me medalje të bronztë para disa javësh edhe në Kampionatin Evropian.

Andaj kjo tregon se kemi të bëjmë me një potencial elitarë dhe se xhudoja kosovare dalëngadalë po e forcon bazën e gjeneratës së re të kampionëve!”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat