Emrat të njohur të xhudos stërviten në Golem! Driton Kuka - i kënaqur

Xhudo

Emrat të njohur të xhudos stërviten në Golem! Driton Kuka - i kënaqur

Nga: K.G. Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 16:03
Emrat të njohur të xhudos stërviten në Golem! Driton Kuka - i kënaqur

Trajneri Driton Kuka është i lumtur me rrjedhën e përgatitjeve.

“Stërvitja e paradites Golem! Rrugëtimin drejt Paris 2024 e kemi nisur nga Kampi stërvitor në bazën tonë në Golem!

Në stlrvitje intensive po marrin pjesë tri kampionet tona Olimpike, por edhe Kampionja Botërore kanadezja Climcait 57 kg, italianja Odete Giufrida, medaliste Olimpike, anglezja Giles - medaliste Olimpike, ekipi medalist Olimpik i Izraelit, ekipet nga Sllovenia, Çekia, Anglia, Italia, Turqia, Polonia dhe garues nga Shqipëria e Kosova!

Mirënjohje e veçantë për Labo Çapo dhe Federata Shqiptare e Xhudos si dhe njerëz nga Bashkia e Kavajës për mikpritje dhe mundësimin e organizimit të këtij Kampi stërvitor!”, njofton Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat