Dardani, një emër i ri që po vjen, deklasoi bullgarin e njohur 

Xhudo

Dardani, një emër i ri që po vjen, deklasoi bullgarin e njohur 

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:22
Dardani, një emër i ri që po vjen, deklasoi bullgarin e njohur 

Xhudisti Dardan Cena, një emër i ri që po vjen në botën sportive përkatësisht në sportin me të suksesshëm në shqiptari.

Ai po stërvitet në urdhrat e trajnerit më të mirë shqiptar, Driton Kuka.

Cena nuk ka më shumës e 18 vjet dhe garon në kategorinë – 73 kg, ka potencial që të bëhet një yll i ri i xhudos. 

Ai para pak ditëve e deklasoi bullgarin e elitës botërore, Temelkov.

Driton Kuka, me 21 nëntor në profilin e tij në facebook, thuri fjalë të mira për Cenën. 

 “Turneu “Adem Jashari “ në xhudo me 120 pjesëmarrës nga 10 shtete pjesëmarrëse u mbajt në Prishtinë!

Dominuan xhudistët e Kosovës e performancën më të bukur e kishte Dardan Cena i cili në finale mposhti bullgarin Temelkov që i përket Elitës Botërore të xhudos!”, kështu ka shkruar Kuka.

Ndryshe Cena, është djali i xhudistit veteran Anton Cena, aktualisht trajner i “Policit” të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat