Kampionja olimpike rrihet keq nga partneri: Mendova se do të vdisja!

Xhudo

Kampionja olimpike rrihet keq nga partneri: Mendova se do të vdisja!

Nga: K.Goca Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 14:16
Kampionja olimpike rrihet keq nga partneri: Mendova se do të vdisja!

Margaux Pinot, xhudistja franceze e cila fitoi medaljen e artë olimpike në Tokio, u bë viktimë e dhunës në familje fundjavën e kaluar. Ajo akuzon partnerin dhe trajnerin e saj Alain Schmitt, por ai u la i lirë të martën.

Bota sportive franceze u trondit të mërkurën nga një mesazh i kampiones së xhudos, Pinot. Ajo ka postuar një foto me fytyrë të mavijosur nga dhuna që përjetoi. 

Xhudistja 27-vjeçare tha se nuk e kupton pse u la i lirë Schmitt, të cilin e akuzoi për dhunë në familje. 

Image

“Koka më është goditur disa herë për dysheme”, shkruan mes të tjera ajo.

Sipas Pinot, partneri i saj Alain Schmitt ishte përgjegjës për dhunën: "Në natën mes të shtunës dhe të dielës, unë isha viktimë e dhunës në familje nga miku dhe trajneri im".

Ai e ofendoi shumë keq dhe e goditi atë. Schmitt u paraqit në gjyq të mërkurën,  por Gjykata e shpalli të pafajshëm.

Në twitter, Pinot njoftoi gjithashtu se Schmitt u lirua. Ajo nuk mund ta besojë: “A nuk më mjaftuan plagët dhe gjaku në banesën time? Çfarë tjetër duhej të ndodhte përpara se të dënohej? Në fund edhe vdekja?” Siç raportojnë disa media franceze, Schmitt thuhet se ka qenë i dehur në atë mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat