Federata Evropiane e Xhudos dekoron kampionet olimpike Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën

Xhudo

Federata Evropiane e Xhudos dekoron kampionet olimpike Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 18:41
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Federata Evropiane e Xhudos (EJU) ka shpërblyer me dekoratë kampionet olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për arritjet e tyre gjatë vitit 2021.

Në "Gala Mbrëmjen" e mbajtur mbrëmë në Stamboll të Turqisë me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës.

Nora dhe Distria fituan medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020 që u zhvilluan në verën e këtij viti.

Pamje nga ngjarja.

Image
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat