Në një ceremoni solemne, Driton Kuka shpallet trajneri më i mirë i vitit në botë nga Federata e Botërore e Xhudos.
Kuka ka marrë më së shumti vota dhe me plotë meritë shpallet më i miri në botë, i cili brenda pak viteve ia solli Kosovës tre medalje të arta olimpike, me trimëreshat tona, Majlinda Kelmendi (-52 kg) në vitin 2016 nga Rio dhe Distria Krasniqi (-48 kg) e Nora Gjakova (-73 kg) nga Tokio 2020 gjatë këtij viti.
Është Federata Ndërkombëtare e Xhudos që e ka shpallur Kukën më të mirin, sipas një votimi të hapur në faqen e saj zyrtare.
Kuka ka qenë në garë me Larbi Benboudaoud, Christophe Gaglian, Robert Eriksoonin, Yvonne Boenisch dhe Kosei Inoue.
Kuka është trajneri më i mirë në botë, edhe një sukses që lartëson shtetin e Kosovës e gjithë kombin shqiptar.
Kuka është i emocionuar nga ky çmim i më të mirit në botë, duke e mposhtur një konkurrencë të fuqishme, siç është edhe djepin e xhudos Japoninë.
Driton Kuka - krenaria e kombit shqiptar, nga sot është trajneri më i mirë në botë, për herë të parë në historinë shqiptare.