Driton Kuka flet për ‘Bota sot’: Këtë çmim ia dedikoj popullit tonë të mrekullueshëm

Xhudo

Driton Kuka flet për ‘Bota sot’: Këtë çmim ia dedikoj popullit tonë të mrekullueshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 21:47
Driton Kuka flet për ‘Bota sot’: Këtë çmim ia dedikoj popullit tonë të mrekullueshëm

Një mbrëmje madhështore për shtetin e Kosovës dhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët. 

Driton Kuka është trajneri më i mirë i vitit në botë e Distria Krasniqi – xhudistja më e mirë e vitit në botë.

Në një ceremoni solemne, Federata Botërore e Xhudos, shpalli më të mirët sipas votave, duke shënuar edhe një datë historike për sportin e Kosovës. 

Image

Kuka mori më së shumti vota, duke mposhtur shtetet më të fuqishme në botë.

Kuka është trajneri i parë shqiptar, që shpallet më i miri në botë.

Kuka është krenaria e kombit shqiptar, i cili me garueset e garuesit e tij nuk ka medalje e trofe që nuk ka fituar.

Kosova ka tri medalje të arta olimpike falë trimëreshave që dolën nga duart e tij, Majlinda Kelmendi (- 52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg) e Nora Gjakova (-57 kg). 

Pa harruar edhe punën e palodhshme të presidentit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka dhe vëllai tjetër, Sylejman Kuka, përkrahës e mbështes i madh i tyre.     

“Çmimi është kurora e çdo suksesi deri tash.

Federata Botërore me nominoj ndër 5 më të mirët e votuesit më të shumtë janë populli ynë Shqiptar.

Dhe këtë çmim ia dedikoj popullit tonë të mrekullueshëm”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat