Agim Ademi: Sonte xhudo na dhuroi një tjetër emocion të veçantë 

Xhudo

Agim Ademi: Sonte xhudo na dhuroi një tjetër emocion të veçantë 

Nga: K.G. Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 22:51
Agim Ademi: Sonte xhudo na dhuroi një tjetër emocion të veçantë 

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Driton Kuka, uron Driton Kukajn dhe Distria Krasniqin, për epitetin e më të mirëve në botë.

Kuka është trajneri më i mirë i vitit në botë dhe Disi – xhudistja më e mirë e vitit në botë, që u shpallën nga Federata Botërore e Xhudos. 

“Sonte xhudo na dhuroi një tjetër emocion të veçantë. Kësaj radhe jo në tatami, por nga ceremonia e më të mirëve të vitit nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF). 

Kampionia olimpike, vajza jonë e artë, Distria Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë, derisa mjeshtri ynë Driton Kuka me plot meritë u zgjodh trajneri më i mirë në rruzullin tokësor. 

E mbrëmjet si kjo pa dyshim na bëjnë krenarë të gjithë shqiptarëve. Toni, Majlinda, Distria, Nora, Loriana e Akili janë udhërrëfyes dhe motiv shtesë për të rinjtë kosovarë për të arritur në majat e sportit botëror.

Urime Driton Toni Kuka e Distria Krasniqi, suksese të vazhdueshme!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat