Distria Krasniqi shkatërron kroaten, e artë në Portugali

Xhudo

Distria Krasniqi shkatërron kroaten, e artë në Portugali

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2022 Në ora: 13:41
Distria Krasniqi kualifikohet në finalen e madhe

(E plotësuar) - Distria Krasniqi shkatërron kroaten, e artë në Portugali.

Krasniqi ka treguar formë të lartë, duke triumfuar me ippon në finale ndaj kroates Ana Puljiz.

Distria është fituese e medaljes së artë në Grand Prix, sukses i madh i saj.

Distria Ktasniqi po tregon zemër të madhe dhe kualifikohet në finale e madhe të Grand Prix, pasi që e mposhti portugezen Joana Diogo. Dustria në finale ndeshet me kroaten Ana Puljiz. 

Distria Krasniqi ka mposhtur  Ariane Toro Soler dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prixit të Portugalisë.

Kampionja olimpike, Distria Krasniqi, e ka filluar furishëm në kategorinl – 52 kg në Grand Prix të Portugalisë. 

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria, e ka eliminuar në rrethin e dytë francezen Leonie Gonzalez. 

Ajo në rrethin e tretë do të ndeshjet me spanjollen Ariane Soler.

Distria është favorite për medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat