Laurina Gashi shkëlqen, fiton medaljen e argjendtë në Kupën e Evropiane 

Xhudo

Laurina Gashi shkëlqen, fiton medaljen e argjendtë në Kupën e Evropiane 

Më: 12 mars 2022 Në ora: 23:14
Laurina Gashi shkëlqen, fiton medaljen e argjendtë në Kupën e Evropiane 

Laurina Gashi, e ardhmja e xhudos së Kosovës. Ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane për kadete, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Laurina shënoi katër fitore në kategorinë -48 kg. 

Gashi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari turken, Gizem Dincer.

Në raundin e tretë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen nga Bosnja e Hercegovina Narin Handan.

Laurina në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon serben, Bojana Saviq.

Gashi në gjysmëfinale mposhti me Wazaari edhe belgen, Camille Sternon.

Në finale mposhtet nga suedezja Tara Babulfath.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat