Kuka: Dardan Cena sot luftoj shkëlqyeshëm në Kupën Evropiane

Xhudo

Kuka: Dardan Cena sot luftoj shkëlqyeshëm në Kupën Evropiane

Nga: K. G. Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:22
Kuka: Dardan Cena sot luftoj shkëlqyeshëm në Kupën Evropiane

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, selektor i Kombëtares së Kosovës, thur elozhe për garuesin e tij, Dardan Cena. Xhudisti sot tregoi formë të shkëlqyeshme në Kupën Evropiane, por i pafat që të kthehet me medalje..

“Dardan Cena kategoria 73 kg sot luftoj shkëlqyeshëm edhe pse mbeti pa medalje në Kupën Evropiane  të xhudos U-21 për junior që po mbahet në Paris Francë!

Mposhti me Ippon garuesin gjerman, mandej garuesin francez që ishte favorit dhe bartës i parë, luftën e 3 mposhti garuesin zviceran dhe u plasua në çerekfinale!

Me Garuesin nga Azerbajxhani humbi edhe pse ishte duke luftuar mirë.

Në repasazh nuk ishte në element dhe kështu mbeti pa medalje.

Tri fitore që janë motiv për të ecur tutje.

Me pak më shumë përkushtim medaljet e mëdha do vijnë patjetër.

Loris Sharapolli sot nuk ishte në ditë të mirë.

Nesër garon Rios Kuka - kategoria 90 kg.

Me ekipin një ndër trajnerët në ekipin tonë Meli Zeka në krye të detyrës”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat