Distria Krasniqi shkatërron hungarezen, e artë në Grand Slam

Xhudo

Distria Krasniqi shkatërron hungarezen, e artë në Grand Slam

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:26
Distria Krasniqi shkatërron hungarezen, e artë në Grand Slam

Distria Krasniqi është fituese e medaljes së artë në kategorinë – 52 kg në turneun Grand Slam, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. 

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria, ka treguar formë të lartë në përballje me secilën kundërshtare. 

Kampionja olimpike rrëzoi një nga një kundërshtaret duke u ballafaquar në finale me hungarezen Reka Pupp dhe e mposhti pothuajse për një minutë! Disi fitoi me ippon, duke treguar klasin e saj.

Rrethin e parë, Krasniqi e kishte kaluar pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë u tregua më e mirë se xhudistja e Brazilit, Maria Taba, duke fituar në kohën shtesë me një wazari.

Në çerekfinale e mposhti holandezen Naomi Van Krevel. Disi bnë gjysmëfinale shkëlqeu ndaj francezes Astride Gnet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat