​Kuka: Ekipi i xhudos pretendon medalje në Lojërat Mesdhetare

Xhudo

​Kuka: Ekipi i xhudos pretendon medalje në Lojërat Mesdhetare

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 10:54
Driton Kuka

Kosova do të marr pjesë në Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në Oran të Algjerisë dhe ka optimizëm të lartë se do të arrihen suksese të mëdha në këtë garë.

Ekipi i Kosovës përbëhet prej 39 sportistëve, 16 trajnerëve dhe tre gjyqtarëve.

Natyrisht se pritjet më të mëdha janë na Federata e Xhudos dhe këto pritje i ka edhe vet trajneri i xhudos Driton Kuka i cili ka thënë se ekipi është i gatshëm për të bërë paraqitje dinjitoze në Lojërat Mesdhetare.

“Ekipi ynë i xhudos si gjithmonë pretendon prezantim dinjitoz e medalje”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

Ai më tutje ka bërë të ditur se xhudistja Nora Gjakova po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.

“Ekipi ynë në krye me Kampionen Olimpike Disin. Majlinda krah meje si trajnere dhe Nora ende po rikuperohet prej lëndimit”, ka thënë Kuka.

Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022, do të zhvillohen nga 25 qershor deri 6 korrik 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat