Agron Kuka: Urime ‘Bota sot’, uroj që tradita e informacionit profesional të vazhdoj

Xhudo

Agron Kuka: Urime ‘Bota sot’, uroj që tradita e informacionit profesional të vazhdoj

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:30
Agron Kuka: Urime ‘Bota sot’, uroj që tradita e informacionit profesional të vazhdoj

Presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.

Kuka tha se “Bota sot” po luan një rol të rëndësishëm dhe me informacione të shpejta për sportin e Kosovës dhe në përgjithësi.

"Së pari urime 27 vjetori i gazetës kombëtare ‘Bota sot’, uroj që tradita e informacionit profesional të vazhdoj edhe për shumë vite! 

Në veçanti vlerësoj punën sektorit të sportit të prirë nga Kemajl Goca i cili përveç profesionalizmit shquhet për njohuri thelbësore të sportit kombëtar e po ashtu edhe informacione të shpejta.

Andaj duke ju dëshiruar punë të mbarë në vazhdimësi ne jemi gjithnjë të gatshëm për bashkëpunim me ‘Botën sot’ në mënyrë që informatat nga sporti ynë të plasohen te lexuesit e respektuar”, uron Agron Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat