Flaka lartëson Kosovën në Lojërat Mesdhetare, kokulur garuesja turke

Xhudo

Flaka lartëson Kosovën në Lojërat Mesdhetare, kokulur garuesja turke

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2022 Në ora: 18:47 Përditësuar në ora: 20:01 më 29.06.2022
Flaka lartëson Kosovën

Presidenti i Shqipërisë uron për medaljet e arta garuesit e Shqipërisë dhe Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar sportistët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës për medaljet e arta të fituara në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë.

Kosovës medaljen e artë ia solli Distria Krasniqi, kurse për Shqipërinë, medaljen e artë e fitoi mundësi çeçen me pasaportë shqiptare, Zelimkhan Abakarov.

Për këto suksese presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dërguar mesazh urimi për të dy sportistët.

“Shqipëria dhe Kosova me Medalje Ari në Lojërat Mesdhetare. Urime mundësit tonë kampion Zelimkhan Abakarov dhe xhudistes Distria Krasniqi për suksesin e merituar!”, ka shkruar Meta në ‘Facebook’.

Ndërkaq, Kosova përveç medaljes së artë, tashmë ka arritur edhe një sukses në xhudo, pasi Flaka Loxha ia doli ta fitojë medaljen e bronztë.

Flaka lartëson Kosovën në Lojërat Mesdhetare, kokulur garuesja turke

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Flaka Loxha (- 57 kg) është fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë. 

Flaka luftoi ashtu si i ka hije në përballje me Hasret Bozkurt të Turqisë. 

Flaka menaxhoi luftën mirë në sfidën e saj historike të Lojërave Mesdhetare, duke e mposhtur turken.

Është medalja e dytë për Kosovën nga Lojërat Mesdhetare, e para e artë nga Distria Krasniqi (-52 kg). 

Atmosferë në palestër, valonte flamuri i Kosovës dhe turkja me lot në sy lëshon arenën.

"Flaka Loxha i ka sjell Kosovës medaljen e dytë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë fitoi të bronztën, pas fitores ndaj turkes Hasret Bozkurt, kategoria -57 kg.

Është kjo medalja e dytë, pas të artës së Distria Krasniqit", shkruan në faqen e KOK-ut..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat