Rikthimi i fuqishëm i Lorianës! Agron Kuka: Xhudo e meriton epitetin e sportit nacional

Xhudo

Rikthimi i fuqishëm i Lorianës! Agron Kuka: Xhudo e meriton epitetin e sportit nacional

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:35
Agron Kuka

Xhudoja është krenari e kombit shqiptar. Xhudistet e kombëtares së Kosovës shkëlqyen në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë, duke fituar 5 pesë medalje, tri të arta dhe dy të bronzta. 

Loriana Kuka sot shkëlqeu duken fituar medaljen e artë dhe konfirmoi edhe një herë kalibrin e saj botëror.

Medalistët e arta janë Distria Krasniqi (- 52 kg), Laura Fazliu (- 63 kg), Loriana Kuka (- 78 kg) dhe të bronzta Flaka Loxha (-57 kg) e Akil Gjakova (-73 kg).

Image

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se xhudo e meriton epitetin e sportit nacional.

 “Sot në ditën e fundit për garuesit tanë në xhudo në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë Loriana e kurorëzoj medaljen e pestë për xhudo me ari!

Është një rikthim i fuqishëm i Lorianës pas operimit të gjurit para pak muajsh. Loriana sot pati performancë të shkëlqyeshme e sidomos në finale ku me gjithë qenien e saj e deshi fitoren, me hyrje të njëpasnjëshme me gjithë zemër arriti ta mposhtë garuesen nga Franca.

Xhudo nga kjo garë me tetë garues pjesëmarrës dhe pesë medalje të fituara tregoj edhe një herë e mirë se e meriton epitetin e sportit nacional dhe mua si kryetar jo vetëm që më bënë krenarë por më jep kënaqësinë të vazhdoj punën për zhvillimin dhe promovimin e sportit fisnik të xhudos”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat