Kosova në mesin e 15-të shteteve me më së shumti medalje

Xhudo

Kosova në mesin e 15-të shteteve me më së shumti medalje

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:50
Kosova

Kosova ka regjistruar një sukses të madh në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, që po mbahen në Algjeria.

Shteti zë vend në 15 shtetet me më së shumti medalje në këto lojëra.

Kosova ka të fituara gjashtë medalje në total – tri të arta dhe tri të bronzta, duke u renditur kështu si e 11-ta.

Tri medaljet e arta erdhën nga xhudo, të cilat u fituan nga Loriana Kuka, Laura Fazliu e Distria Krasniqi.

Edhe dy prej tri medaljeve të bronzta u fituan nga xhudo, konkretisht nga Akil Gjakova e Flaka Hoxha, teksa një erdhi nga boksieri, Shpëtim Bajoku.

Italia është shteti me më së shumti medalje të fituara në “Oran 2022” – 66 gjithsejtë, por Turqia prin në renditje pasi ka më shumë medalje të arta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat